Na ndiqni edhe në

Shkrimet e Dritanit

Pedagogu: Kauza jonë rrëzimi i ligjit të arsimit të lartë, PD sulme të ulëta

Pedagogu: Kauza jonë rrëzimi i ligjit të arsimit të

Pedagogu Redi Muçi i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, tha se kauza e grupimit të Lëvizjes për Universitetin është rrëzimi i ligjit të arsimit të lartë.

MuçiKauza jonë është rrëzimi i ligjit. Të jetë një arritje e prekshme për të gjithë shoqërinë. Mënyra se si u bë ky ligj, ka sjellë shumë probleme. Organizata Politike është një grupim të rinjsh që angazhohen për çështje sociale si punëtorët, studentët. Vizioni ynë i shoqërisë është që organizimi të bëhet nga poshtë. Lëvizja për Universitetin është një grupim studentor që në brendësi të saj ka edhe të rinj nga Organizata Politike, por janë dy identitete thuajse të ndryshme. Qëllimi i Lëvizjes për Universitetin ka qenë 1, organizimi dhe ruajtja e frymës së protestës. Prandaj, ne, jo lidera të protestës nuk kemi qenë, por nuk kemi dashur të përçajmë protestën. Prandaj, kemi ndjekur linjën e forumeve partiake dhe kemi qëndruar në shesh me shpresën e masivimit të protestës. Sulmi që na është bërë nga PD-ja ka qenë qesharak. Me aludime nga më të pa imagjinueshme. Arritën deri aty sa thanë që Arlind Qori po bënte parti me studentë të dhjetorit '90./ora news/