Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

PD: Skandal, militantët socialistë marrin qira të shumëfishta

PD: Skandal, militantët socialistë marrin qira të
Me anë të një postimi në facebook, partia demokratike, ka denoncuar se militantë socialistë po përfitojnë qira të shumëfishta, me pretendimin se shtëpitë e tyre janë dëmtuar nga tërmeti. Sipas PD-së,ky rast është provuar në zonën e Manzës.

"Ajo është një nga zonat më të goditura nga tërmeti, por shumë banorë vazhdojnë të flenë në çadra, ndërsa drejtuesit socialistë zhvatin bonuset e qerasë që nuk u takojnë. Për Manzën janë dhënë 7 bonuse qiraje, 3 prej të cilave janë për familjen e Kryetarit të Partisë Socialiste të fshatit Radë, Armand Basha. Ai është njëkohësisht shpërndarës i ndihmave në Manzë dhe pronar i firmës së ndërtimit “Armandi shpk.”. Siç tregon dokumenti, bonus qiraje ka përfituar edhe babai i Kryetarit të PS, Hysni Basha, edhe ky ndërtues dhe gjyshi i Kryetarit të PS, Murat Basha. Të tre këta jetojnë në një shtëpi, por paratë për qiranë e kanë marrë sikur të jetonin të ndarë për arsyen e vetme se drejtojnë Partinë Socialiste në zonën e Manzës", njofton PD./L.F-dritare.net