Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

PD: Gjonaj të japë llogari që bëri sekretaren e Dvoranit

PD: Gjonaj të japë llogari që bëri sekretaren e Dvoranit

Pasi Presidenti Ilir Meta ka kërkuar dorëheqjen e Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, Sekretari i PD, Gazmend Bardhi ka thënë se Gjonaj duhet të japë llogari.

Bardhi gjithashtu kërkon nga SPAK, hetimin e menjëhershëm të asaj që ai e quan krim kushtetues.

Nuk ka asnjë detyrë më të rëndësishme tani për SPAK sesa hetimi i krimit kushtetues për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga organizata mafioze në pushtet. Në vend të lojrave me sms-të e shefit, Etilda Gjonaj duhet të thotë sot pse shkeli ligjin dhe Kushtetutën. Duhet të mos fshihet pas sms-ve të shefit, por të japë llogari pse veproi si sekretare e Ardian Dvoranit për të grabitur padrejtësisht një vend në Gjykatën Kushtetuese për llogari të Edi Ramës. Heshtja për krimin e kryer është pohim! Ai duhet hetuar dhe ndëshkuar!”, shkruan Bardhi./ I.M-Dritare.net