

Ajo përmban edhe Vitaminë A; Vitaminë B1; Vitaminë B2; Vitaminë P si dhe vitaminat B5, B6, B8, dhe K në sasira shumë të vogla. Përmbajtja e vitaminës C është më e madhe një muaj para pjekjes së plotë. Patatet janë të pasura dhe me kripëra minerale, në trajtë të asimilueshme nga organizmi i njeriut, si kripëra të kaliumit, kalciumit, magneziumit, fosforit, etj. Përgjithësisht kripërat minerale tek patatja kanë reaksion alkalin. Kjo veçori ia rrit akoma më shumë vlerat patates.
Patatja është shumë e pasur me karbohidrate (sheqer në trajtën e amidonit) dhe me lëndë azotike (proteina), me vitamina dhe kripëra minerale, etj. Siç dihet, karbohidratet (sheqernat) janë burimi kryesor i vlerës energjetike që ka nevojë njeriu. Rreth 60-65 % e kësaj vlere ditore plotësohet vetëm nga sheqernat. Një kilogram patate jep jep rreth 840 kkal, që janë gati sa një e treta e të gjitha kalorive ditore që ka nevojë njeriu i rritur.
Nëse konsumoni patate 2 herë në ditë, presioni i gjakut do të ulet, gjithashtu patatja ka vlera ushqyese më shumë sesa arrat apo farat e tjera.

















