Dosja Balluku/ Kontrolle te familjarët e ish-zv.kryeministres
Dritare.net

SPAK ka intensifikuar hetimet për dosjen që lidhet me Belinda Ballukun, duke kryer një valë të re kontrollesh në disa qytete të vendit.
Me vendim të gjyqtarit të hetimeve paraprake Erion Çela janë miratuar të paktën 15 kontrolle, të cilat përfshijnë jo vetëm kompani dhe zyrtarë, përfshirë familjare dhe të afërm të ngushtë të zonjës Balluku.
Në kuadër të hetimeve, Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar kontrolle në banesën e Mired Recit, i afërm i Ballukut, si dhe në persona të tjerë të lidhur me të, ndërsa hetimet janë shtrirë edhe në drejtim të pasurive.
Kontrollet janë ushtruar më herët edhe në kompani të mëdha ndërtimi dhe tek zyrtarë të institucioneve në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në kuadër të hetimeve për tenderë me vlerë miliona euro, përfshirë ato të Unazës së Madhe dhe tunelit të Llogarasë.
Gjatë kontrolleve janë sekuestruar celularë dhe dokumente me interes për hetimin, ndërsa prokurorët e posaçëm kanë kërkuar gjithashtu informacion edhe jashtë vendit përmes letërporosive.
Belinda Balluku akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, ndërsa ndaj saj vijojnë hetimet edhe për procedura të tjera infrastrukturore./L.F-dritare.net