
Pas zjarreve, Australia kërcënohet nga përmbytjet
E Shtunë 18 Janar 2020, 12:12
Dritare.net

Shumë shi ka pasur në Victoria, New South Wales (NSW) dhe Queensland, të cilat janë goditur keq nga zjarri.
Shumë rrugë u bllokuan në Queensland, ndërsa energjia elektrike është ndërprerë në NSW si pasojë e motit të keq. Por zyrtarët thonë se, shiu po ndihmon për të shuar flakët.
Zjarret kanë mbërthyer Australinë që nga shtatori, duke u marrë jetën 28 personave, shkatërruar mijëra shtëpi dhe djegur miliona hektarë tokë./K.C/dritare.net

















