
Panik në Ksamil, breshëri automatiku në shëtitore
E Enjte 22 Shtator 2016, 16:04
Dritare.net

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në Ksamil te “Kthesa e Shëtitores”. Burime policore bëjnë me dije se nga të shtënat fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por krismat kanë shkaktuar panik tek banorët.
Ndërkohë, blutë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes, ndërsa kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja.

















