Panetonia e Krishtlindjes, receta si ta gatuani në shtëpi
Dritare.net
Më poshtë po sjellim recetën, se si ta përgatisni vetë në shtëpi:
- 1 kg fruta të thata të përziera si rrush, qershi, portokall, kumbull, kajsi, mollë etj
- 1 gotë lëng portokalli
- 1 gotë lëng limoni
- 150 ml konjak ose rum
- 250 gr gjalp i shkrirë
- 200 gr sheqer ngjyrë kafe (ose të bardhë)
- 175 gr miell
- 100 gr bajame të prera në feta të holla
- ½ lugë pluhur pjekje
- 1 lugë kanellë 1 majë luge karafil pluhur
- 4 vezë të mëdha
- 1 lugë ekstrakt vanilje
Në një tigan me zjarr të ngadaltë hidhni konjakun ose rumin, gjalpin, frutat e thata dhe sheqerin, lërini të ziejnë për 5 minuta. Më pas hidheni masën e krijuar në një tas të madh dhe lëreni të ftohet në temperaturën e ambientit për 30 minuta. Pasi masa të jetë ftohur hidhni me ngadalë miellin, pluhurin e pjekjes, lëngun e limonit, lëngun e portokallit, kanellën, karafinin, vaniljen dhe vezët, të gjithë përbërësit përziejni sëbashku derisa të formohet një miell i butë dhe elastik. Merrni një enë të rrumbullakët në formën e kekut dhe lyejeni me gjalp dhe hidheni brumin. Sipër brumit shtoni bajamet e prera në feta të holla. Futeni panetonen të piqet për 25 minuta në furrë, me temperaturën 180 gradë.
Ju bëftë mirë dhe Gëzuar Krishtlindjet!/L.P./BW