Na ndiqni edhe në

Opinione

Unë votoj për Shkurte Fejzën!

Unë votoj për Shkurte Fejzën!

Nga Haki Morina

Kandidatura e djalit të Shkurte Fejzës në listën e PDK-së dhe pjesëmarrja e saj direkte në hapjen e fushatës së kësaj partie, ka shkaktuar idhnim të madh tek partitë tjera, por edhe pakënaqësi të caktuara brenda PDK-së, për shkak të qëndrimeve të saj politike në të kaluarën, e sidomos për shkak të deklaratës së saj ndaj figurave të luftës e të pasluftës si "djemtë më të këqinjë" të Kosovës.
Shkurte Fejza, siç e dini, ska qenë politikane, e as nuk ka mbajtë ndonjë post në politikë, në mënyrë që të ketë përgjegjësi politike për deklaratat e saj. Ajo ka folur ashtu, sepse ka menduar ashtu. Dmth ka menduar që janë djemtë më të këqinjtë, por ja që realiteti e ka bindur që të tjerët, e jo Thaçi, Veseli, Lima, Krasniqi, Selimi etj, janë më të këqinjtë. Mos harroni që kundërshtarët poltikë të UÇK-së ishin, dhe janë ende shumë të përgatitur në propagandë, për ti manipuluar masat, duke përfshirë edhe artistët. Ata kanë patur dhe kanë mbështetje të madhe prej fqinjëve grabitqarë për ti bindur njerëzit që liderët e UÇK-së ishin e keqja më e madhe e Kosovës. Tek e fundit, kur shumica e antarëve të Akademisë së Shkencave, kanë rënë në grackën e këtij kurthi politik, pse duhej patjetër që të.mos binte në këtë kurth një artiste, prej të cilës, përveç artit, nuk kërkohej ndonjë gjë tjetër në mënyrë të veçantë.
Unë mendoj që Shkurte Fejza ka bërë shumë mirë që ka ardhë në PDK, dhe të gjithë antarët e kësaj partie duhet ta përkrahin këtë "ndryshim" të saj, sepse është ndryshim pozitiv, e jo negativ.
Partia duhet të hapet. Ndryshe nuk mund të fitoj.
Unë votoj për Shkurte Fejzën!/dritare.net