Meghan mori pjesë dje në një aktivitet të mbajtur në një shkollë, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Ky ishte angazhimi i vetëm solo dhe i fundit i Meghan si një anëtare e familjes mbretërore dhe për ata të pranishëm, sidomos për Akerin, do të mbahet mend përherë. Aker theu protokollin mbretëror, teksa i rrëmbeu një puthje Meghanit.
Por si gjithmonë, Dukesha e Sussex di të dalë kollaj nga një situatë e sikletshme, dhe një qortim duke tundur gishtin, ishte i mjaftueshëm për nxënësin.
Vizita e Meghan ishte surprizë, pasi nxënësve u tha që do të vinte një VIP në shkollë. Ata aluduan se mund të ishte Boris Johnson, Beyoncé apo edhe Jackie Chan. Por jo ishte bukura Meghan./K.C/dritare.net