
Nis takimi Kurti-Mustafa/ Mediat kosovare: Marrëveshja ende larg
E Shtunë 14 Dhjetor 2019, 17:05
Dritare.net

Ka nisur pak pas orës 16:00 takimi në kuvendin e Kosovës, mes liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti dhe kreut të LDK Isa Mustafa.
Edhe pse ky është një takim që pritet të prodhojë një marrëveshje, mediat kosovare duke iu referuar burimeve të tyre shkruajnë se marrëveshja është ende larg.
"Jemi larg [arritjes së marrëveshjes]. S’ka ndonjë përafrim aktualisht”, ka thënë një burim i afërt me palët për "Koha.net"
Megjithatë, burimi shprehet skeptik se ky takim do të prodhojë ndonjë rezultat pozitiv, duke mos treguar se ku qëndrojnë ndasitë mes tyre, ndonëse çështja e postit të Presidentit dihet tash e sa kohë që është ajo që ka penguar arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje./ I.M-Dritare.net

















