Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zhdukja e 15-vjeçares në Francë. Pse nuk mund të ndërhyjë shteti shqiptar!

Zhdukja e 15-vjeçares në Francë. Pse nuk mund të

Merina Syla, një vajzë 15-vjeçare shqiptare që jeton në Strasbourg ishte zhdukur që prej 14 marsit, por fatmirësisht është gjetur. Sipas familjarëve, ajo ishte përballur me dhunë dhe bullizim nga bashkëmoshatarët e saj në shkollë. Emigrantja shqiptare që jeton në Francë, Lolita Hoxha, tregon çfarë ndodhi me Merinën, si e dhunonin në shkollë, denoncimet që kishte bërë prej 2022-shit, dhe çfarë ndodh sot atje me emigrantët shqiptarë. Lolita tregon se përse nuk mund të ndërhyjë shteti shqiptar për ngjarjen e Merinës.

“Vajza është e rritur dhe lindur në Francë, siç e provon edhe nënshtetësia franceze, gjuhën e flet shumë mirë dhe në shkollë ishte me nota shumë të mira. Ajo vajzë dhunohej prej 4 vitesh. Tani ajo është pranë të ëmës. Në certifikatën mjekësore thuhet që janë të dukshme hematomat që ka në fyt dhe në krahë. Fatkeqësisht në Francë, pavarësisht ligjve të forta që ka, ato nuk ushtrohen. Në rast se shkolla nuk ka reaguar ndaj denoncimeve që ka bërë vajza për dhunën që i është ushtruar edhe në ambientet e shkollës, atëherë shteti francez duhet të reagojë e të marrë masa. Ky bullizim dhe kjo dhunë psikologjike dhe fizike ushtrohet jo vetëm në shkolla, por edhe në pune, në transporte publike nga ata që i xhelozojnë, por edhe se janë emigrantë. Shqipëria nuk mund të ofrojë asnjë lloj ndihme sepse vajza ka nënshtetësi franceze dhe dhuna fizike, psikologjike ka ndodhur në një shkollë në Francë. Kjo është arsyeja pse nuk ka ndërhyrë ambasada, apo shteti shqiptar. Shkolla duhet të ketë një reagim të menjëhershëm ndaj atyre bashkëmoshatarëve që dhunuan Merinën. Videot e dhunës, duhet të çohen në polici, duke mbështetur dosjen e vajzës që ka pasur denoncime të mëparshme për dhunë nga bashkëmoshatarët e saj.”, thotë Lolita Hoxha në DritareTv./K.C/dritare.net