Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zbulohet autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

Zbulohet autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

Ngjarja e rëndë që tronditi ditën e sotme sistemin e drejtësisë shqiptare ka tashmë një autor të identifikuar. Elvis Shkambi, 54 vjeç, është personi i arrestuar si autor i vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, dhe i plagosjes së dy personave të tjerë, të cilët mësohet se janë babë e bir.


Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur gjatë një seance gjyqësore, ku Shkëmbi ishte palë në proces. Ai ka hapur zjarr me armë zjarri brenda sallës së gjyqit, duke qëlluar drejt trupës gjykuese dhe palëve të pranishme. Gjyqtari Kalaja ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje, ndërsa dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pas të shtënave, forcat e sigurisë gjyqësore kanë ndërhyrë menjëherë, duke neutralizuar dhe vënë në pranga autorin. Ai është shoqëruar në ambientet e komisariatit, ku po merret në pyetje nga grupi hetimor./K.C/dritare.net