Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kumbaro uron nisjen e vitit të ri akademik nga Shkodra: Koha të rishikojmë ligjin e arsimit të lartë

Kumbaro uron nisjen e vitit të ri akademik nga Shkodra: Koha të

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro uroi nga Universiteti Luigj Gurakuqi në Shkodër nisjen e vitit të ri akademik 2025-2026. Ajo u shpeh se ky është një universitet me traditë të fortë që ka ruajtur ekuilibrin dhe ka ditur të përshtatet me ndryshimet e mëdha duke u bërë edhe shtëpia e studentëve nga trevat shqiptare, por duke qenë edhe pjesë e rrjeteve dhe bashkëpunimeve akademike ndërkombëtare.

Ministrja Kumbaro bëri të ditur se janë 19,671 studentë të regjistruar deri më datë 5 tetor në univeristetet shqiptare, ndërkohë që vazhdojnë regjistrimet në raundin e dytë, e më pas në raundin e tretë.

Më tej, në fjalën e saj, ministrja Kumbaro u ndal tek politikat e arsimit të lartë me fokus zonën europiane të arsimit dhe kërkimit shkencor, por edhe dyfishimin e investimeve në infrastrukturë dhe mbështetjen e programeve të doktoraturës.

Kumbaro uron nisjen e vitit të ri akademik nga Shkodra: Koha të

“Me reformën e arsimit të lartë, kemi siguruar cilësinë e institucioneve tona arsimore, ç’ka do të thotë një garanci për diplomën tuaj nesër. Por një dekadë pas asaj shkundje të sistemit, ka ardhur koha për ta rishikuar ligjin e arsimit të lartë, për t’iu përgjigjur sfidave të kësaj kohe.

Standardet e cilësisë do të sigurohen në përputhje me Zonën Europiane të Arsimit dhe të Kërkimit Shkencor, duke bërë që diplomat tuaja të vlerësohen globalisht, dhe ju të keni më shumë mundësi për mobilitet akademik dhe profesional.
Një simbol i fuqishëm në këtë rrugë është padyshim ngritja e Kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë, që po e kthen kryeqytetin në një qendër të dijes rajonale, e sigurisht shërben si një katalizator për të gjitha universitetet e vendit!

Nga ana tjetër, kam kënaqësi të ndaj një lajm inkurajues, që ka të bëjë me rritjen e dukshme të mbështetjes për kërkimin shkencor. Vetëm nga 2021 në 2024, fondi për kërkimin shkencor është rritur 5 herë, ndërsa ai për infrastrukturën kërkimore pothuajse është dyfishuar.

Vëmendjen do të vijojmë ta kemi në këtë drejtim, pasi synojmë të dyfishojmë investimet për laboratorë modernë, të mbështesim doktoraturat për të rinjtë dhe do të mbajmë të hapur ftesën për kolegët akademikë të diasporës sonë”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Ministrja e Arsimit uroi studentët, pedagogët, profesorët dhe stafet e gjithë universiteteve shqiptare dhe i dhuroi lule pedagogut me më shumë përvojë në Universitetin Luigj Gurakuqi, profesor Fatmir Vadohaj./dritare.net