Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

U vra gjyqtari Astrit Kalaja. Kush janë dy të plagosurit në Gjykatën e Apelit, arrestohet autori

U vra gjyqtari Astrit Kalaja. Kush janë dy të plagosurit në

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja, është vrarë me armë zjarri brenda në sallën e gjyqit, gjatë një seance gjyqësore.

Sipas burimeve të para nga vendngjarja, autori i krimit ka hapur zjarr papritur ndaj gjyqtarit, duke e lënë atë të vdekur në vend. Përveç gjyqtarit, dy persona të tjerë janë plagosur gjatë të shtënave. Të plagosurit, babë e bir, janë transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke neutralizuar dhe arrestuar autorin e dyshuar, i cili po merret në pyetje për të zbardhur motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Forca të shumta të rendit ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa perimetri i gjykatës është rrethuar për hetime.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në orët në vijim për rrethanat e plota të kësaj vrasjeje tronditëse./K.C/dritare.net