
Vrasja e gjyqtarit, reagon kryeministri Edi Rama!
Dritare.net
Ngjarja tragjike e ndodhur këtë të hënë në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën pas të shtënave me armë, ka shkaktuar tronditje të madhe në publik dhe ka ngritur pyetje serioze mbi sigurinë në sistemin gjyqësor. Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë, duke shprehur ngushëllimet për familjen e gjyqtarit dhe duke theksuar nevojën për masa më të ashpra ligjore ndaj agresorëve. Ai gjithashtu i bën thirrje reflektimit mbi sigurinë në gjykata dhe përforcimin e Kodit Penal për armëmbajtjen pa leje.
Ja çfarë shkruan Rama!
"Ngushëllime vëllazërore familjes së gjykatësit të ndjerë Astrit Kalaja dhe u prehtë në paqe.
Agresioni kriminal mbi gjykatësin kërkon padyshim përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj agresorit.
Por kjo tragjedi kërkon një reflektim për sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave, e cila përveçse sipas ligjit kërkon disa pajisje teknologjike, nuk mund të mbetet një çështje zgjedhjeje mes policish private në emër të pavarësisë së gjyqësorit!
Ndërkohë, kjo ngjarje tragjike besoj se është argumenti më i pakundërshtueshëm, për të mbështetur ashpërsimin domethënës në Kodin Penal të dënimit për armëmbajtjen pa leje dhe ngushtuar maksimalisht hapësirën për lojra me afatet në dëm të mbrojtjes prej zjarrit të armëve të paligjshme!
Lutem gjithashtu që ky moment kaq tronditës të nxisë edhe një reflektim për lehtësinë me të cilën trajtohet rëndom armëmbajtja pa leje në proceset gjyqësore.", shkruan Rama./K.C/dritare.net

















