
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, arrestohet edhe oficeri i sigurisë së Gjykatës së Apelit
E Hënë 6 Tetor 2025, 18:06
Dritare.net
Pas ngjarjes tragjike që ndodhi këtë të hënë në Gjykatën e Apelit të Tiranës, ku gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën nga të shtënat me armë brenda sallës së gjyqit, autoritetet kanë kryer një hap të ri në hetimet për sigurinë e godinës.
Zyra e Prokurorisë ka njoftuar se është arrestuar edhe oficeri i sigurisë që ndodhej në hyrje të gjykatës në momentin e ngjarjes. Ky veprim vjen pas dyshimeve mbi mangësitë në kontrollet e hyrjes dhe mbrojtjen e gjyqtarëve.
Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet për të përcaktuar nëse ka pasur përgjegjësi penale nga ana e punonjësve të sigurisë për incidentin tragjik dhe për të sqaruar mënyrën sesi autori arriti të hyjë me armë brenda sallës së gjyqit./K.C/dritare.net

















