
Pirro Vengu për rekrutët e FA 2025: Shërbim me nder flamurit
Dritare.net
Në Garnizonin “Skënderbej” u zhvillua një ceremoni e veçantë ku u përkujdesën dhe u nderuan familjet dhe rekrutët e rinj që sot zgjedhin t’i shërbejnë vendit dhe flamurit shqiptar. Ngjarja shënon një moment krenarie dhe përkushtimi për të rinjtë që do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura, si dhe për familjet që i mbështesin në këtë rrugëtim.
Në këtë event mori pjesë Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shprehu mirënjohjen dhe krenarinë e tij për të rinjtë dhe familjet e tyre:
"Ditë krenarie në Garnizonin Skënderbej, shprese e mirënjohje për familjet, bijtë dhe bijat e të cilave sot zgjedhin t’i shërbejnë me nder flamurit dhe Kombit!
#AkademiaFA2025 #Mbrojtja2030", shkruan ministri Vengu./K.C/dritare.net

















