Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Florjan Binaj: Jam qytetar, jo politikan, partia ime janë njerëzit

Florjan Binaj: Jam qytetar, jo politikan, partia ime janë njerëzit

Pas zyrtarizimit të mbështetjes nga Partia Demokratike për kandidaturën e tij si i pavarur në garën për kryetar të Bashkisë së Tiranës, aktori Florjan Binaj ka reaguar për herë të parë publikisht. Ai ka falënderuar PD-në, lëvizjen “Shqipëria Bëhet” dhe “Nismën Thurrje” për mbështetjen e dhënë, duke theksuar se mbetet i hapur për bashkëpunim me çdo forcë tjetër opozitare. Në mesazhin e tij, Binaj u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen kundër “pushtetit që po dhunon jetët dhe të ardhmen e fëmijëve tanë”.

Reagimi i plotë:

"Falenderoj për mbështetjen që i dha kandidimit tim si kandidat i pavarur Partia Demokratike, Shqipëria Bëhet dhe Nisma Thurje.

Mbetem i hapur për çdo mbështetje që do të vijë nga forcat opozitare.

Dëshiroj mbi të gjitha të falenderoj me mijëra qytetarë të Tiranës, të cilët më kanë inkurajuar këto ditë.

Kjo garë është për ju!

Unë nuk jam politikan, jam qytetar dhe partia ime jeni JU!

Deri më sot kam luftuar padrejtësinë dhe të keqen me humorin dhe artin tim, sot ju ftoj ta luftojmë me votë. Të dënojmë ata që na vodhën dhe bënë humor me ne! Ju ftoj të bëjmë bashkë mendjet dhe zemrat kundër pushtetit që po dhunon jetët dhe të ardhmen e fëmijëve tanë!", shkruan Binaj./K.C/dritare.net