Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vrasja e gjyqtarit brenda sallës së Gjykatës së Apelit, reagon Ministria e Brendshme

Vrasja e gjyqtarit brenda sallës së Gjykatës së Apelit,

Ngjarja tragjike e ndodhur sot në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën dhe dy qytetarë u plagosën brenda sallës së gjykatës, ka shkaktuar tronditje të thellë në publik dhe ka ngritur pyetje mbi sigurinë brenda godinave të gjykatave.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ka reaguar menjëherë, duke dënuar aktin dhe duke sqaruar masat e ndërmarra nga Policia e Shtetit.

Reagim i ministres së Punëve të Brendshme, Albana Koçiu:

"Thellësisht e tronditur nga lajmi i rëndë i vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja, dhe plagosja e dy qytetarëve, brenda sallës së gjykatës.


Dënoj me forcë këtë akt barbar dhune dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e viktimës, kolegët e tij, duke u uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

Forcat e Policisë së Shtetit – të cilat duhet sqaruar për opinionin publik se në bazë të ligjit nuk kanë asnjë përgjegjësi për kontrollin e hyrje-daljeve dhe sigurinë brenda godinave të gjykatave – kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje.

Autori është ndaluar menjëherë dhe kemi angazhuar ekspertët më të mirë për të kqyrur në bashkëpunim me prokurorët, përmbushjen e detyrave të ligjit nga ana e punonjësve të sigurisë të gjykatës.", thuhet në reagimin./K.C/dritare.net