Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Si do ta transformojmë shëndetësinë përmes Inteligjencës Artificiale

Rama: Si do ta transformojmë shëndetësinë përmes

Kryeministri Edi Rama tha se shëndetësia shqiptare po hyn në një etapë të re transformimesh rrënjësore, ku teknologjia dhe partneritetet ndërkombëtare do të luajnë një rol kyç.

Sipas Kryeministrit Rama, inteligjenca artificiale do të futet fuqishëm në shërbimin shëndetësor falë një partneriteti strategjik me një aktor të spikatur botëror. Paralelisht, Qendra Spitalore Universitare 'Nënë Tereza' do të materializojë bashkëpunimin me spitalin prestigjioz San Rafaele të Milanos për të aplikuar një model suksesi në menaxhim dhe fuqizimin e kapitalit njerëzor.

Universiteti i Mjekësisë do të hapë gjithashtu një kapitull të ri partneriteti me universitetin Vita e Salute të Milanos, me synim diplomat e njësuara europiane, ndërsa në Fier po punohet për të sjellë një universitet të ri prestigjioz ndërkombëtar të mjekësisë./L.F-dritare.net