Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vrasja e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, çfarë thotë SPAK-u!

Vrasja e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, çfarë thotë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi këtë të hënë në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja. SPAK-u dënon me forcë këtë akt të paprecedentë dhune dhe shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe kolegët e gjyqtarit. Në reagimin e saj, SPAK thekson solidaritetin me të gjithë punonjësit e sistemit të drejtësisë, duke nënvizuar nevojën për rritjen e sigurisë në gjykata dhe forcimin e masave mbrojtëse për gjyqtarët, prokurorët, avokatët dhe stafin e drejtësisë.

Ja reagimi i SPAK-ut!


“Prokuroria e Posaçme dënon me forcë vrasjen e paprecedentë të gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje që ndodhi brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, Tiranë. I shprehim ngushëllimet tona familjes së gjyqtarit Kalaja, të afërmve dhe kolegëve të tij në këtë moment të dhimbshëm. Gjithashtu, shprehim solidaritetin tonë me të gjithë gjyqtarët, prokurorët, avokatët dhe punonjësit e sistemit të drejtësisë, të cilët përballen çdo ditë me sfida të mëdha në kryerjen e detyrës. Ky akt i rëndë duhet të shërbejë si thirrje urgjente për rritjen e sigurisë në gjykata, forcimin e masave mbrojtëse për gjyqtarët, prokurorët, avokatët dhe punonjësit e drejtësisë si edhe për një reagim të shpejtë institucional, për të ndaluar përsëritjen e akteve të ngjashme”./K.C/dritare.net