Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Pallatet që po çojnë në burg dhëndrin e Berishës!

Video/ Pallatet që po çojnë në burg dhëndrin e

Edhe pse padia për privatizimin e kompleksit Partizani ka dy vite në SPAK, tani prokurorët i kanë dhënë ritëm hetimeve. Një natë më parë, u arrestua Jamarbër Malltezi dhëndri i Sali Berishës. Mësohet se është caktuar "detyrim paraqitje" edhe për Sali Berishën. Në pranga ra dhe Fatmir Bektashi, ortak me Malltezin dhe ndërtues i kullave në ish-kompleksin Partizani. Ata akuzohen për pastrim parash dhe korrupsion. SPAK në njoftimin zyrtar nënvizon se Sali Berisha, në kohën kur ishte kryeministër, ka miratuar ligje sipas nevojave të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi. Po ashtu SPAK thekson se Berisha ka ushtruar presion për privatizimin e ish-kompleksit 'Partizanit' në favor të Malltezit si dhe ka vënë në dispozicion struktura të administratës shtetërore po për dhëndrin e tij. SPAK-u thotë se Malltezi ka përfituar 672 976 832 lekë ose 5 420 345 euro, me ndihmën e ortakut të tij Bektashit dhe ish-kryeministrit Berisha.

Veç emrave më sipër, i paditur në këtë dosje është edhe ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami dhe anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e heton çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani për pastrim parash. Para disa kohësh SPAK-u ka marrë në pyetje ish-zyrtarë të lartë të qeverisjes së Sali Berishës, përmendim dy ish-ministrat Fatmir Mediu e Gazment Oketa, ushtaraku Vladimir Qirjazi, ish-ministri i Ekonomisë në mandatin e parë të qeverisë Berisha, Genc Ruli, të cilët u përgjigjën për mënyrën e privatizimit të këtij kompleksi dhe për procedurat të cilat janë ndjekur për rastin./K.C/dritare.net