“Vdekja po na kërcënon në çdo çast”/ Gazetaret afgane rrëfejnë tmerrin që po shohin dhe luten për ndihmë!
Dritare.net
Nga The Guardian
Kur presidenti Ashraf Ghani u largua nga Afganistani pa asnjë paralajmërim, ai mori me vete çdo shpresë të grave të kombit, veçanërisht ato të arsimuara.
Aisha* është në mesin e shumë prej tyre. Si një spikere e spikatur e lajmeve dhe prezantuese e emisioneve politike, ajo pa që gjithë përpjekjet dhe puna e saj shumëvjeçare u shkatërrua për pak sekonda.
Për shumë vite kam punuar si gazetare për të ngritur zërin e afganëve, veçanërisht grave afgane, por tani identiteti ynë po shkatërrohet dhe ne nuk kemi bërë asgjë të keqe për ta merituar këtë. Në 24 orët e fundit, jeta jonë ka ndryshuar, ne kemi qenë mbyllur në shtëpitë tona dhe vdekja po na kërcënon në çdo moment.
Gazetaret afgane tregojnë si një Kabul dikur i lirë dhe i zhurmshëm tani është mbushur me heshtje dhe frikë ndërsa shkatërrojnë gjurmët e identitetit të tyre dhe punojnë për të shmangur militantët talebanë. Aaisha është një nga dhjetëra gazetare femra afgane që kanë komunikuar me The Guardian gjatë javëve të fundit, duke dokumentuar rënien e kombit dhe për të ndarë me botën shkatërrimin e vendit të tyre. Tani ato kanë frikë se raportimi pa frikë do të jetë pikërisht ajo do t’ju kushtojë të ardhmen. Ato vazhdimisht marrin kërcënime me vdekje nga talebanët dhe nga burrat afganë që mendojë se gratë nuk duhet të trajtohen si të barabarta, informon dritare.net
Përmes një lidhjeje telefonike, Fereyba kujtoi momentin kur dëgjoi se talebanët po hynin në portat e Kabulit.
"Unë isha jashtë shtëpisë dhe sapo mora një telefonatë nga vëllai im që më thoshte: “Ku je? Duhet të shkosh në shtëpi tani.” Ishte shumë e frikshme. Ju nuk mund ta imagjinoni si duken njerëzit këtu, fytyrat, sytë dhe shprehitë e tyre.”
Zëri i saj u mbyt kur nisi të tregojë si gratë dhe vajzat rriheshin, merreshin me dhunë dhe përdhunoheshin, duke menduar se i njëjti fat e priste dhe atë.
"Së pari unë jam e shqetësuar për veten time sepse jam femër, gjithashtu gazetare grua. Në provinca ata morën disa vajza dhe i përdorën si skllave.", tha ajo.
Zeyba punon për një nga rrjetet më të mëdha të mediave në Afganistan, që do të thotë se ndaj asaj, bashkëshortit dhe fëmijëve të tyre nuk do të tregohet fare mëshirë. Zeyba tha se ajo dhe gazetarë të tjerë po përpiqeshin të çonin në mënyrë të furishme dokumentacionin e identitetit dhe punën në ambasada para se të shkatërronin çdo gjurmë të ekzistencës së tyre, fizikisht dhe online./ Përshtati nga The Guardian për dritare.net: Kadrije Çako/
* Të gjithë emrat janë ndryshuar!