Udhëtimi Korçë–Tiranë më i shtrenjtë, bileta shkon në 1600 lekë
E Hënë 6 Prill 2026, 17:05
Dritare.net

Rritja e çmimit të karburanteve ka sjellë edhe shtrenjtimin e biletave të transportit ndërqytetas. Udhëtarët që lëvizin nga Korça drejt Tiranës dhe anasjelltas do të duhet të paguajnë më shumë për udhëtimin e tyre.
Sipas operatorëve të transportit, çmimi i biletës vajtje-ardhje për këtë linjë ka arritur në 1600 lekë, nga 1400 lekë që ishte më parë. Rritja prej 200 lekësh lidhet drejtpërdrejt me kostot e shtuara të karburantit, të cilat sipas tyre janë bërë të papërballueshme për kompanitë e transportit./K.C/dritare.net