
Veliaj kundërshton në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin nga detyra
E Hënë 29 Shtator 2025, 09:09
Dritare.net
Erion Veliaj, i cili u shkarkua më 25 shtator nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ka ankimuar vendimin në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas Veliajt, Neni 62 nuk mund të zëvendësojë nenin 115 të Kushtetutës, por interpretohet në pajtim me të. Ai argumenton se shkarkimi pa shkelje të rëndë të provuar është i paligjshëm dhe antikushtetues.
Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shkarkimin e Veliajt, pas propozimit të miratuar nga Këshilli Bashkiak./l.f/dritare.net

















