
Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, Rama: Pa fjalë, Shqipëria e gatshme për çfarëdolloj ndihme
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka folur për tragjedinë që ndodhi gjatë natës në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku një zjarr që shpërtheu në një diskotekë i mori jetën 51 personave dhe la mbi 100 të plagosur.
Përmes një postimi në rrjeti social X, Rama shpreh ngushëllimet në emër të Shqipërisë dhe shqiptarëve, si dhe gatishmërinë për të ndihmuar në çfarëdo forme.
"Me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e mia për tragjedinë e madhe të Koçanit. Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme. I përcjell po ashtu kryeministrit Mickovski dhe autoriteteve të vendit fqinj ngushëllimet në emër të Shqipërisë e shqiptarëve, duke shprehur gatishmërinë për çfarëdoqoftë ndihma jonë mund të jetë e nevojshme.", shkruan Rama./K.C/C/dritare.net

















