Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dalin pamjet/ Si ra zjarri në diskotekë në Koçan ku humbën jetën 51 persona!

Dalin pamjet/ Si ra zjarri në diskotekë në Koçan ku

Një tragjedi e rëndë u regjistrua gjatë natës në Koçan të Maqedonisë së Veriut. 50 të rinj kanë humbur jetën dhe 100 të tjerë janë plagosur si pasojë e flakëve që kanë përfshirë një lokal nate. Në diskotekë ishin rreth 1500 të rinj, duke ndjekur një koncert të një grupi të famshëm vendas.

Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë përdorimi i lëndëve piroteknike brenda në ambientet e lokalit gjatë festës. Prokuroria e Koçanit ka njoftuar se disa persona që kanë organizuar festën janë vënë në pranga.

Autoritetet ende nuk kanë treguar se si është përhapur zjarri. Në kohën e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit, klubi ka qenë i mbushur me njerëz. Të plagosurit janë dërguar në spitalet në Shtip dhe Shkup./K.C/dritare.net