Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut/ Mbi 50 të vdekur pas zjarrit në një klub nate

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut/ Mbi 50 të vdekur pas zjarrit

Një tragjedi është shënuar gjatë natës në Koçan të Maqedonisë së Veriut. Pas zjarrit të rënë në një klub nate, kanë humbur jetën 51 persona derisa mbi 100 kanë mbetur të lënduar. Të lënduarit sipas ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovki janë dërguar për kurim në spital. Shkak i zjarrit dyshohet të jenë mjetet piroteknike.

“Zjarri ka shpërthyer nga mjetet piroteknike që janë përdorur në koncert. Për një periudhë të shkurtër kanë arritur edhe ekipe mjekësore edhe nga qytetet e tjera të afërta dhe helikopteri me te cilin janë bartur të plagosurit. Kanë humbur jetën 51 viktima, më tepër se 100 janë lënduar dhe janë dërguar nëpër spitale në Shtip dhe Shkup”, tha Toshkovski.

Toshkovski gjithashtu njoftoi se trupat e viktimave do të dërgohen në Shkup për obduksion. Ndërkohë që u shpreh i prerë se përgjegjësit e kësaj tragjedie, përshirë dhe organizatorët do të përballen me organet e drejtësisë./K.C/dritare.net