Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Studiuesi: Me kë rreshtohet Shqipëria në rendin e ri botëror! 

Studiuesi: Me kë rreshtohet Shqipëria në rendin e ri

I ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV, studiuesi i politikës amerikane Ernest Nasto analizoi situatën globale dhe pozicionin e Shqipërisë, duke i lidhur zhvillimet me takimin historik mes Putinit, Xi Jinping dhe Kim Jong-un në Kinë. Sipas tij, fotografia e këtij takimi tregon përpjekjet e liderëve autoritarë për të sfiduar ndikimin amerikan dhe për të krijuar një bllok ekonomik dhe politik alternativ.

Për Shqipërinë, eksperti vuri theksin se vendet e vogla duhet të jenë shumë të qarta në orientimin e tyre. Nëse Shqipëria dëshiron të kontribuojë në vlerat liberale perëndimore, aleanca duhet të jetë e qartë me SHBA-në dhe Evropën Perëndimore, pa kompromis.

“Problemi real është se Amerika, nëse përballet me një bllok të tillë, nuk ka një unitet të plotë brenda dhe kjo dobëson ndikimin e saj. Edhe pse ka mbajtur një pozitë të fortë në botën demokratike, duhet të kujtojmë se sfidat nuk mungojnë. Kur ke një “armik” të tillë, pra një bashkësi me qëllime konkurruese ndaj SHBA-së, është e rëndësishme të kuptosh rolin e vendeve të tjera, madje edhe të vogla si Shqipëria, Ballkani apo vendet e Evropës Perëndimore. Vendet e vogla duhet të jenë shumë të kujdesshme për orientimin e tyre. Nëse Shqipëria dëshiron të mbështesë dhe të vazhdojë të kontribuojë në vlerat e sistemit liberal perëndimor, aleanca e saj duhet të jetë e qartë me Evropën Perëndimore dhe me SHBA-në. Nuk mund të ketë kompromis në këtë drejtim. Nëse interesat e Shqipërisë shihen vetëm në aspekt ekonomik, dhe Kina ofron përfitime të mëdha ekonomike, kjo mund të krijojë sfida të konsiderueshme.”, tha Nasto në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV./K.C/dritare.net