Na ndiqni edhe në

Shqip

Studiuesi Ernest Nasto: Takimi në Kinë është shenjë e një epoke të re. Amerika po humbet ndikimin global

Studiuesi Ernest Nasto: Takimi në Kinë është shenjë e

Nënkryetari i “Vatrës” në Chicago, njëkohësisht dhe studiuesi i politikës amerikane Ernest Nasto, në një intervistë për Dritare TV me Rudina Xhungën, foli për rëndësinë e zhvillimeve globale dhe veçanërisht për takimin e fundit në Kinë midis liderëve autoritarë dhe presidentit indian Modi.

Sipas tij, ky takim është tregues i një epoke të re në marrëdhëniet ndërkombëtare, ku fuqia e Shteteve të Bashkuara shihet e sfiduar nga blloqe të reja politike dhe ekonomike.
“Fotoja e atij takimi është shumë domethënëse. Ajo tregon se liderë si Putin, Erdogan dhe të tjerë po përpiqen të rrisin ndikimin e tyre, ndërsa Kina po konsolidon pozicionin global. Kjo është pasojë e politikave të presidentit amerikan gjatë viteve të fundit, që e kanë dobësuar rolin udhëheqës të SHBA-së,” – u shpreh Nasto.

Ai kujtoi se pranimi i Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë në vitin 2000 ndryshoi balancat ekonomike dhe se tani Pekini, në bashkëpunim me Moskën dhe vende të tjera, po ndërton një alternativë ndaj sistemit liberal perëndimor.

“Jemi përballë mbylljes së një epoke, asaj të dominimit amerikan dhe vlerave liberale që u krijuan pas Luftës së Dytë Botërore. Po lind një rend i ri global, ku Kina është në qendër,” – theksoi ai.

Nasto apeloi që Shqipëria të mbajë një kurs të qartë dhe të palëkundur: “Nuk mund të ketë kompromis. Nëse duam të jemi pjesë e Perëndimit, aleanca e Shqipërisë duhet të jetë e qartë me SHBA-në dhe Evropën.”/dritare.net