Na ndiqni edhe në

Shqip

Ernest Nasto: Takimi Putin-Xi-Kim dhe sfidat e SHBA-së në skenën globale

Ernest Nasto: Takimi Putin-Xi-Kim dhe sfidat e SHBA-së në skenën

Në një intervistë me Rudina Xhungën në emisionin Shqip në DritareTV, studiuesi i politikës amerikane Ernest Nasto komentoi takimin historik mes udhëheqësve, Vladimir Putin, Xi Jinping dhe Kim Jong-un dhe pozicionin e SHBA-së në botë.

Nasto theksoi se gjatë mandatit të tij, Trump të ndikojë në mënyrën se si Amerika shihej nga jashtë. Megjithatë, politika e tij proteksioniste dhe sulmet ndaj aleatëve të SHBA-së, sipas Nastos, kanë dobësuar ndikimin global të vendit.

Ai tha se në Kinë u takuan katër diktatorë që sfidojnë fuqinë amerikane dhe synojnë të dobësojnë vlerat liberale.” Sipas Nastos, mesazhi për botën nga ky takim është i qartë: “Sistemi amerikan është dekadent, nihilist dhe nuk i respekton parimet e demokracisë.”

Studiuesi shtoi se takimi tregon një ndryshim të balancës globale. “Këta liderë perceptojnë se epoka e sundimit amerikan po mbyllet dhe po lind një fuqi e re, Kina që bashkëpunon me Rusinë.” Ai paralajmëroi se përballja me këtë bllok të ri kërkon një forcim të demokracisë brenda SHBA-së dhe një bashkëpunim më të fortë me aleatët ndërkombëtarë.

Përsa i përket rolit të Indisë, Nasto theksoi se vendi po shfaqet si një lojtar kyç në diplomacinë globale, duke mbajtur neutralitet dhe balancë mes fuqive. SHBA-ja po përpiqet ta mbajë Indinë brenda sferës së ndikimit të saj strategjik, megjithëse sfidat ekonomike, si tarifat mbi disa produkte, kanë krijuar tensione. Ai përfundoi duke theksuar se sfidat e sotme globale tregojnë nevojën për një unitet të brendshëm dhe një qasje strategjike ndaj aleatëve dhe rivalëve./dritare.net