Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryemadhi: Bëhu ushtar i prokurorisë. Sherr me Ilir Metën në sallë

Ish-çifti i bashkëshortëve, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi u përplasën gjatë seancës në GJKKO. Ishte një deklaratë e ish-presidentit teksa tha se Monika Kryemadhi duhet të mbajë vetë përgjegjësi për veprimet e saj, që nxiti debatin mes palëve.

Ilir Meta: Dua të theksoj se nuk ekziston asnjë lloj ndikimi politik, as i ligjshëm dhe as i paligjshëm, as për Adrian Shatkun dhe as për ndonjë person tjetër. Nuk ekziston asnjë SMS e Ilir Metës, e Monikës, apo e Pirro Xhixhos, Shatkut, Haxhinastos, për çështje të ligjshme apo të paligjshme. Janë të gjitha shpifje. Nuk ka asnjë bisedë me Theodhori Canin, por ai është nga ata grekët që kanë therur çamë. Kjo është histori greke dhe e UDB-së. Edhe Adrian Shatku duhet të vinte të sqaronte çdo gjë që kishte të bënte me këto pretendime.

Unë jam rrëmbyer bazuar në një letërporosi, e cila pas pak kohe erdhi ndryshe, duke treguar se nuk kisha lidhje me ato pagesa. Nuk ekziston asnjë ndërhyrje e imja, as e ligjshme dhe as shoqërore, te askush. Për veprimet e Kryemadhit di vetë ajo. Po të kisha pasur veprimtari, ato historitë me përqindje do të kishin ardhur në celularin tim.

Monika Kryemadhi: Po ku e di ti a janë të vërteta?

Ilir Meta: Unë merrem me prokurorinë.

Monika Kryemadhi: Bëhu ushtar i prokurorisë.

(Pas këtij momenti pati debat mes Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës. Gjykata paralajmëroi Kryemadhin që t’u bindet urdhrave të saj, duke theksuar se në rast të moszbatimit të tyre mund të gjobitet ose të largohet nga salla.)

Ilir Meta: Unë po i referohesha pretendimeve të prokurorisë për mua, për ato momente që prokuroria i quan komprometuese. Ato nuk figurojnë tek unë. Nuk ekziston asnjë gjë. Për të kuptuar gjithë këtë përrallë me Adrian Shatkun, thuhet se kam shkuar në Marok për hatër të Adrian Shatkut. Prokuroria pretendon se Monika i ka thënë Shatkut: “Po ti do të vish, se Iliri për ty po vjen”. Sipas SPAK, aq i madh ka qenë ndikimi i Adrian Shatkut tek unë, sa unë po shkoja në Marok për të. Po sipas SPAK, Shatku i ka thënë se takimin me kryeministrin e Marokut e rregullonte ai. Ndërkohë, vizita ishte vizitë shtetërore. Në Marok kanë qenë edhe biznesmenë të tjerë./L.F-dritare.net