Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Temperaturat ekstreme, ja masat që rekomandojnë mjekët!

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin kanë rritur rrezikun për shëndetin, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike.

Mjekët e Institutit të Shëndetit Publik u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë ditëve të nxehta, duke shmangur ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut, nga ora 11:00 deri në 18:00.

Sipas ekspertëve, rekomandohet qëndrimi në ambiente të freskëta, veshja me rroba të lehta dhe me ngjyra të çelëta, si dhe përdorimi i syzeve, kapelës dhe mbajtja e ujit me vete gjatë lëvizjeve jashtë.

ISHP thekson se konsumimi i mjaftueshëm i ujit është thelbësor për të shmangur dehidratimin, ndërsa këshillohet të kufizohet përdorimi i kafesë, pijeve alkoolike dhe atyre të gazuara. Gjithashtu, qytetarët inkurajohen të konsumojnë ushqime të lehta dhe sa më shumë fruta.

Ekspertët nënvizojnë se me disa masa të thjeshta mbrojtëse mund të shmangen problemet shëndetësore që lidhen me temperaturat e larta të verës./L.F-dritare/net