Spiropali: Tregimet për miliarda dollarë e palestinezë në Shqipëri, trillime të opozitës
Dritare.net

Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali, në një konferencë për shtyp foli për ftesën zyrtare që Shqipëria ka marrë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për t’u bërë vend anëtar themelues i Bordit të Paqes.
Sipas Spiropalit, ftesa është bërë përmes një letre drejtuar kryeministrit dhe parashikon përfshirjen e Shqipërisë në një organizëm të ri ndërkombëtar, i cili do të shërbejë si qeveri tranzitore për administrimin e Rripit të Gazës pas përfundimit të luftës.
Ajo bëri të ditur se pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë bord konsiderohet një vlerësim për rolin e vendit në nxitjen e paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar ndër vite.
Ministrja hodhi poshtë pretendimet për pagesa financiare nga Shqipëria apo për strehimin e palestinezëve në territorin shqiptar, duke i cilësuar këto si të pavërteta.
"Ky lajm i mirë për Shqipërinë është pasur nga një lum marrëzish. Ndërkohë që Shqipëria ftohet si një bashkëthemeluese e në mekanizmi të ri ndërkombëtar që synon ndërtimin e paqes së qëndrueshme në Rripin e Gazës, opinioni publik sulmohet nga brenda nga fantazi të kundërshtarëve të kësaj qeverie. Në Tiranë plas marazi e marrin dhenë lloj lloj tregimesh me miliarda dollarë që do paguajmë, me palestinezë që do të sjellim në Shqipëri”, tha Spiropali./L.F-dritare.net