Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

SPAK godet call center-in që mashtroi gjermanët! Ja si funksiononin!

SPAK godet call center-in që mashtroi gjermanët! Ja si funksiononin!

SPAK ka përfunduar fazën e hetimeve për skemën e sofistikuar mashtruese të grupit kriminal që vepronte përmes call center-ave në Shqipëri, duke mashtruar shtetas gjermanë. Grupi paraqitej si oficerë të rremë policie dhe premtonte rikuperimin e fondeve të humbura në investime në kriptomonedha dhe tregun forex, ndërsa në fakt përfshihej edhe në mashtrime bankare.

Sipas prokurorit të çështjes, Eneid Nakuçi, hetimet nisën në vitin 2023 në kuadër të operacionit të koduar "Pandora", në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme të Gjermanisë.

"Grupi vepronte si oficerë policie të rremë që përpiqeshin të rikuperonin dëmet në fushën e kriptomonedhave dhe forex. Në 18 prill të vitit të kaluar, SPAK ushtroi kontroll në ambientet e një call center-i në Tiranë, ku u administruan prova të rëndësishme. Autoritetet gjermane dërguan më pas prova materiale, të cilat forcuan dyshimet për ekzistencën e një grupi të organizuar kriminal, jo vetëm me shtetas të huaj," u shpreh prokurori Nakuçi.

Pas hetimeve të thelluara, më 28 korrik të këtij viti, Gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për pesë shtetas të përfshirë në këtë skemë mashtruese.

Ky rast është një tjetër shembull i shtrirjes ndërkombëtare të mashtrimeve financiare përmes platformave të komunikimit në distancë dhe rëndësisë së bashkëpunimit mes drejtësisë shqiptare dhe partnereve evropianë./K.C/dritare.net