
Shkolla Verore në PS! Mbërrijnë në selinë rozë Fatmir Xhafaj e Zegjine Çaushi!
Dritare.net
Në ambientet e selisë së PS, do të nisë sot ‘shkolla verore’ e socialistëve.
54 janë deputetët e rinj, por vetëm 39 prej tyre që nuk janë ulur më parë në poste të nivelit të ministrave, zv/ministrave apo kryetarëve të bashkive do të ulen në bankat e shkollës verore, ndërsa lektori i tyre i parë do të jetë vetë kryeministri Rama.
Ndër të parat që ka mbërritur në selinë rozë ka qenë Zegjine Çaushi, e cila doli fituese nga listat e qarkut të Fierit dhe tërhoqi vëmendjen gjatë fushatës me replikat nëpërmjet videove me Gazment Bardhin.
S’mund ta quajmë shkollë, thjesht një trajnim. Nuk kemi lektor të preferuar, që nga kryeministri i pari dhe deri te i fundit. “, u shpreh Zegjine duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si Neomalësorja, tha për mediat: “Është akademi dhe kënaqësi që do të marr pjesë”.
Në seli ka mbërritur gjithashtu edhe deputeti Fatmir Xhafaj, i cili u shpreh se është kënaqësi që do të takohet me kolegët e rinj, me të cilët do të ndajë seancat parlamentare për 4 vitet e ardhshme.
“Nuk do të bëj mësim, nuk janë nxënës por kolegët të mi dhe siç ndodh në çdo punë tjetër, dikush që ka një eksperiencë mundohet t’ua transmetojë kolegëve. Kënaqësi që të takoj kolegët e mi që do të ndaj 4 vite në seanca parlamentare.”
“Kursi” i deputetëve do të jetë intensiv çdo fundjavë deri në fund të muajit korrik, me gardën e vjetër të socialistëve që ndër vite kanë mbajtur pozicione drejtuese në Kuvendin e Shqipërisë dhe të grupit socialist./E.P-dritare.net

















