Na ndiqni edhe në

Bota

Tërmet 8.8 në Rusi, cunami edhe në Japoni

Tërmet 8.8 në Rusi, cunami edhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 8.8 ka goditur brigjet lindore të Rusisë, në gadishullin Kamçatka, duke shkaktuar edhe cunami në Rusi dhe Japoni. Tërmeti, i përshkruar si një "përbindësh", ndodhi të mërkurën, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).

Autoritetet në Japoni dhe Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë masa evakuimi në disa zona bregdetare si pasojë e paralajmërimeve për një valë të fuqishme cunami që mund të pasohet nga tërmeti. Deri tani nuk raportohet për viktima apo dëme të mëdha, por situata mbetet nën monitorim intensiv.

Gadishulli Kamçatka ndodhet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik, dhe tërmete të këtij niveli janë të rralla, por shumë të rrezikshme për vendet përreth Oqeanit Paqësor. Autoritetet ndërkombëtare kanë bërë thirrje për vigjilencë të shtuar, ndërsa valët e para të mundshme të cunamit pritet të prekin disa rajone bregdetare të tjera në orët në vijim./K.C/dritare.net