
Sot dita dytë/ Vijon rinumërimi për Tiranën, në 85 kutitë e Kamzës!
E Enjte 19 Qershor 2025, 09:09
Dritare.net
Në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” po vijon numërimi i votave për qarkun e Tiranës. Sot është dita e dytë e rinumërimit, ndërsa dje u hapën 85 kutitë të bashkisë Kamzës nga 1282 në total që ka qarku i Tiranës.
Nga hapja e kutive rezultuan vetëm gabime të vogla, që nuk sjellin asnjë ndryshim për mandatet, por as në renditjen e kandidatëve në listë të hapur.

















