
Shqiptarët e Kosovës: Turizmi në Shqipëri, fenomenal!
Dritare.net

Shqiptarët e Kosovës që pushuan këtë vit në Shqipëri ndajnë përvojat e tyre për Dritare Tv duke theksuar bukuritë natyrore, mikpritjen dhe ndjesinë e veçantë patriotike që ofron vendi.
Shumë prej tyre tregojnë se Shqipëria është destinacioni i preferuar për pushime, veçanërisht zonat bregdetare si Vlora, Dhermiu dhe jugi i vendit, ku kalojnë momente relaksi dhe kënaqësie. “Shqipëria është vendi ku ndjehemi mirë dhe ku lidhja me atdheun forcohet çdo herë,” thotë një qytetar nga Prishtina.
Ndërsa thonë se çmimet këtë vit janë rritur paksa në krahasim me vitet e mëparshme, ata i konsiderojnë ende të arsyeshme dhe të përballueshme, duke vlerësuar shërbimet e zonave turistike.
Pushimet në Shqipëri për shumë prej tyre janë një mundësi për relaks. Ata shprehen të gatshëm të kthehen sërish në vitet në vijim, duke përqafuar gjithmonë më shumë vendet e bukura që ofron Shqipëria./E.P-dritare.net

















