Shpallet fituesi i "Festivalit të Këngës", ja kush do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion!
Dritare.net
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin më të madh muzikor në Evropës “Eurovision”.
“Shkodra Elektronike” siguroi vendin e parë në edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës
Kënga “Zjerm” mori në total 143 pikë në votimin e ndarë 50% nga juria dhe 50% nga publiku.
Ndërsa në vendin e dytë u rendit Elvana Gjata me “Karnaval”, duke grumbulluar 135 pikë, kurse Alis siguroi vendin e tretë me këngën “Mjegull”, me 59 pikë.
Fillimisht u numëruan votat e jurisë profesioniste, të cilat përsëritën rezultatin përfundimtar me “Shkodrën Elektronike” në vend të parë, Elvana Gjata në vend të dytë dhe vendi i tretë për Alis.
Renditja u përmbys nga vota e diasporës, e cila votoi për herë të parë në këtë festival, duke i dhënë shumicën e votave Elvana Gjatës dhe në vendin e dytë renditi “Shkodrën Elektronike”. Këngëtari Alis sërish e ruajti vendin e tretë.
Ishte numërimi i mesazheve SMS nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut që i dha “Shkodrës Elektronike” përfundimisht Çmimin e Madh.
“Shkodra Elektronike” tani do të përgatitet për sfidën e madhe në Eurovision 2025./E.P-dritare.net



