
Shërbeu 39 vjet në QSUT, ndahet nga jeta mjeku endokrinolog Thanas Fureraj
E Mërkurë 18 Janar 2023, 22:10
Dritare.net
Thanas Fureraj, doktori i cili shërbeu për 39 vite në shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT.
Lajmi i trishtë është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
“E hidhëruar për ndarjen nga jeta të prof. Thanas Fureraj, i cili i shërbeu me përkushtim e profesionalizëm të lartë për 39 vite me radhë pacientëve të shumtë që janë trajtuar në shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT.
Prof. Thanasi lë një boshllëk të pazëvendësueshëm për familjarët, për kolegët në shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT, studentët që ka përgatitur ndër vite dhe miqtë e shumtë.
U prehsh në paqe prof. Thanasi”, shkruan Manastirliu./L.F-dritare.net

















