Sëmundja i ishte rikthyer. Historia e Rudina Dervishit, që ndërroi jetë nga kanceri!
Dritare.net

Rudina Dervishi, gazetarja dhe drejtuesja e njohur prej shumë vitesh e emisionit televiziv “Ditari” të Zërit të Amerikës, u nda nga jeta dy javë më parë, në moshën 53-vjeçare, pas një beteje dyvjeçare me kancerin e gjirit. Zonja Dona Godaj, drejtuese e YWCA of Albania e ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv u shpreh se gazetarja e pati kaluar një herë sëmundjen, por kur iu shfaq për herë të dytë, i mori jetën.
“Rudina Dervishi e kishte kaluar një herë kancerin e gjirit. Kishte bërë kimioterapi. U shërua. Por iu shfaq përsëri. Ajo ishte në Amerikë.
Është e rëndësishme që edhe ne të japim një mesazh të rëndësishëm. Mos mendojnë gratë që vdesin vetëm ato që preken nga kanceri i gjirit në Shqipëri, por dhe në botë. Është e rëndësishme që të trajtohet sëmundja dhe të kapet sa më shpejt.”, u shpreh zonja Godaj.
Ndërsa Bardhyl Reso, bashkëshortja e të cilit është prekur dy herë nga kanceri i gjirit tha se është e rëndësishme që të kapet në kohë kjo sëmundje dhe të trajtohet, që të ulet edhe në Shqipëri numri i vdekjeve nga kanceri si në vendet e zhvilluara.
"Kapja në kohë ka ulur vdekjen nga kanceri në vendet e përparuara. Ne kemi numrin më të lartë sepse e kapim sëmundjen me vonesë. Ndikon edhe fakti që të lajmërojnë. Për shembull në Amerikë të marrin në telefon, të dërgojnë letër dhe të thonë: “Hajde bëj kontrollin ose mamografine!” Kjo duhet bërë edhe në Shqipëri.”, u shpreh zoti Reso.
Ndërkaq, gazetarja Rudina Xhunga tha se edhe procesi i regjistrimit të mamografisë, të futet në e-Albania, ashtu si check up, për t’u lehtësuar punën zonjave dhe zonjushave që duan të bëjnë mamografinë, por nuk dinë ku të shkojnë./K.C/dritare.net


