
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin se “ora po ecën”, ndërsa negociatat për përfundimin e konfliktit mes dy vendeve kanë ngecur.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump shkroi:
“Më mirë të lëvizin SHPEJT, përndryshe nuk do të mbetet asgjë prej tyre. Koha është esenciale!”
Deklarata erdhi pasi Trump zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ndërsa mediat iraniane raportojnë se SHBA-ja nuk ka ofruar lëshime konkrete ndaj kërkesave të Teheranit.
Irani kërkon ndërprerjen e sulmeve izraelite, heqjen e bllokadës amerikane dhe garanci për të mos u sulmuar më, ndërsa Uashingtoni kërkon kufizime të forta ndaj programit bërthamor iranian.
Ndërkohë, tensionet në rajon mbeten të larta. Irani vazhdon kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit, rrugë kyçe për transportin global të naftës, duke ndikuar në rritjen e çmimeve të energjisë në botë./E.P-dritare.net/ marrë nga BBC