Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot etapa e parë e ‘Turit Çiklistik të Shqipërisë 2026’, ja rrugët që do të bllokohen në kryeqytet!

Sot etapa e parë e ‘Turit Çiklistik të

Nga sot deri më 22 maj rrugët e Shqipërisë do të mirëpresin Turin e 83-të Çiklistik të Shqipërisë ku pritet të marrin pjesë 20 skuadra elitare nga Shqipëria, Ballkani dhe Evropa. Ky është një moment kyç jo vetëm për sportin, por edhe për imazhin e vendit

Këtë të hënë do të mbahet etapa e parë e këtij aktiviteti duke nisur nga ora 12:00. Çiklistët pjesëmarrës do të nisen nga Tirana dhe do të përfundojnë garën në Lezhë.


Qëllimi këtë vit ka qenë rritja e standarteve organizative, pjesmarrja e lartë ndërkombëtare dhe ekspozimi mediatik, për ta dërguar këtë sport në një fazë të re profesionalizimi. Për këtë arsye Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë do të ketë një transmetues live si shenjë e demostrimit të interesit publik dhe afrimin e brezave të rinj që të merren me çiklizëm.

Orari i bllokimit: 12:00
Sheshi “Skënderbej” – bulevardi “Zogu i Parë” – rruga “Dedë Gjo Luli” – rruga “Myslym Shyri” – bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – rruga “Lekë Dukagjini” – rruga “Ibrahim Rugova” – bulevardi “Gjergj Fishta” – Unaza e Madhe – autostrada Tiranë–TEG–Thumanë–Milot–Rrëshen–Reps – kthimi për në Milot – finishi në Lezhë.