
Kanceri i gjirit, çfarë bëjnë gabim gratë në Shqipëri!
Dritare.net
Ish-pedagogu i Inxhinierisë, Bardhyl Reso dhe Dona Godaj, Ceo e YWCA of Albania në emisionin Shqip me gazetaren Rudina Xhunga kanë folur për kancerin e gjirit.
Zoti Reso tregoi se edhe bashkëshortja e tij ishte prekur nga kjo e fundit ndërsa tha se shoqëria duhet të jetë më e vëmendshme ndaj kësaj sëmundje. Kjo pasi sipas tij, shumë gra dhe vajza humbin jetën si pasojë e kësaj sëmundje tinëzare, e cila po prek edhe moshat e reja.
“Prokurimi që duhet të ketë shoqëria për këtë sëmundje që godet gratë, motrat dhe moshat e reja. Një pjesë të shoqërisë që është vazhduesja e shoqërisë njerëzore, nënat, motrat tona që rigjenerojnë shoqërinë tonë. Të mendosh që t’i këputet jeta nga një sëmundje kaq tinëzare siç është kanceri, kjo të bën që me vërtetë të ketë një sensibilizim total nga të gjithë shtresat e shoqërisë, edhe nga ne burrat”, tha Reso.
Ndërsa Godaj tha se kanceri i gjirit nuk është një sëmundje që të prek vetëm në tetor, ndaj dhe kërkohet një ndërgjegjësim më i madh lidhur me kontrollet tek mjeku.
Po ashtu shtoi se kjo sëmundje edhe pse shumë tinëzare, nëse kapet në kohë mund të shpëtohet jeta.
“Kanceri i gjirit nuk prek vetëm në tetor, por e rëndësishme është që të flasim gjatë gjithë vitit. Na gëzon fakti që me këdo që flet, kanë dëgjuar mbi kancerin e gjirit dhe ku mund të bësh kontrolle. Kontrollet rutinë tek mjeku, këtu çalojmë si shoqëri, pasi gratë preferojnë duke thënë më mirë mos e dimë. Kjo është e tmerrshme, pasi kjo sëmundje është tinëzare por nëse kapet në kohë, të shpëton jetën.”, tha ajo./M.K-dritare.net

















