Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rudina Xhunga: Rexhep Qosja dhe testamenti i tij për shqiptarinë!

Rudina Xhunga: Rexhep Qosja dhe testamenti i tij për shqiptarinë!

Akademiku shqiptar Rexhep Qosja fitoi sot çmimin Lumo Skëndo. Pjesë e jurisë që dha këtë çmim ishte gazetarja Rudina Xhunga.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, gazetarja dhe shkrimtarja e njohur u shpreh se:

“Çmimi Lumo Skëndo shkon për akademikun dhe shqiptarin e madh Rexhep Qosja. Letërsia, arti dhe kultura na bëjnë bashkë, na çojnë përpara, na qytetërojnë dhe frymëzojnë. Na mësojmë të besojmë e vlerësojmë njëri-tjetrin pavarësisht çfarë bindjesh, feje apo gjinie kemi.

Ndjehem krenare që isha pjesë e jurisë që vlerësoi me çmimin Lumo Skëndo, një vepër testament, të një njeriu shqiptar mbi shqiptarët, që nuk ka hequr dorë asnjëherë së na dashuri, pavarësisht se sa pak ne e duam veten.

Gjithmonë mirënjohëse profesor Rexhep Qosjes, për veprën e artë.

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)

Rexhep qosja është thesar, është burim i dashurisë për shqipen dhe shqiptarët. Faleminderit profesor Rexhep Qosja”, u shpreh gazetarja Rudina Xhunga./l.f-dritare.net