
Rama drejt mandatit të pestë? Arta Dade: Me këtë opozitë, gjithçka është e mundur!
E Enjte 17 Prill 2025, 11:11
Dritare.net
E ftuar në podcastin "N'xhiro me Sycin" nga Ilir Demalia, ish-deputetja e PS deklaron se me këtë opozitë, Edi Rama mund të fitojë jo vetëm mandatin e katërt, por edhe të pestin!
“Me këtë opozitë, Rama jo vetëm që fiton mandatin e katërt, por rrezikon edhe të pestit.”
Me stilin e saj të drejtpërdrejtë, Dade nuk kurseu kritikat për opozitën, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi kapacitetin e saj për të sfiduar realisht qeverinë në zgjedhjet që po afrojnë.

















