Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Shkencëtarët zbulojnë provat: Ka jetë në planetin e largët

Shkencëtarët zbulojnë provat: Ka jetë në planetin e

Një ekip i Kembrixhit që studion atmosferën e një planeti të quajtur K2-18b ka zbuluar shenja të molekulave të cilat në Tokë prodhohen vetëm nga organizma të thjeshtë.

Ky është hera e dytë, dhe më premtuese, kimikatet e lidhura me jetën që janë zbuluar në atmosferën e planetit nga teleskopi hapësinor James Webb i NASA-s (JWST).

Por ekipi dhe astronomët e pavarur theksojnë se nevojiten më shumë të dhëna për të konfirmuar këto rezultate.

Studiuesi kryesor, Prof Nikku Madhusudhan tha në laboratorin e tij në Institutin e Astronomisë të Universitetit të Kembrixhit se ai shpreson të marrë provat kryesore.

"Kjo është prova më e fortë që ka gjasa të ketë jetë atje. Mund të them realisht se ne mund ta konfirmojmë këtë sinjal brenda një ose dy vjetësh."

K2-18b është dy herë e gjysmë më i madh se Toka dhe është 700 trilionë milje, ose 124 vite dritë, larg nesh, një distancë shumë më e madhe se sa çdo njeri mund të udhëtojë gjatë gjithë jetës.

JWST është aq i fuqishëm sa mund të analizojë përbërjen kimike të atmosferës së planetit nga drita që kalon nga Dielli.

Grupi i Kembrixhit ka zbuluar se atmosfera duket përmban nënshkrimin kimik të të paktën njërës nga dy molekulat që lidhen me jetën: dimetil sulfid (DMS) dhe dimetil disulfid (DMDS). Në Tokë, këto gazra prodhohen nga fitoplanktoni detar dhe bakteret.

Prof Madhusudhan tha se ishte i befasuar nga sasia e gazit që u zbulua gjatë një dritareje të vetme vëzhgimi.

"Sasia që ne vlerësojmë të këtij gazi në atmosferë është mijëra herë më e lartë se ajo që kemi në Tokë.", tha ai.

“Pra, nëse lidhja me jetën është reale, atëherë ky planet do të jetë i mbushur me jetë.”, shtoi ai.

Prof Madhusudhan vazhdoi më tej: "Nëse konfirmojmë se ka jetë në K2-18b, duhet të konfirmojë se jeta është shumë e zakonshme në galaktikë.", tha ai./K.C/dritare.net