Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Akademiku Rexhep Qosja fituesi i Çmimit "Lumo Skëndo" për vitin 2024!

Akademiku Rexhep Qosja fituesi i Çmimit "Lumo Skëndo"

Libri “Për lirinë, të vërtetën dhe të drejtën” nga Rexhep Qosja e vlerësuar si vepra më e mirë në lëmin e publicistikës dhe eseistikës në hapësirën shqiptare mori çmimin “Lumo Skëndo” për vitin 2024.

Akademiku Rexhep Qosja fituesi i Çmimit "Lumo Skëndo"

Juria e kryesuar nga Belina Budini dhe me anëtarë Rudina Xhunga, Uran Butka, Anastas Angjeli, Aida Tuci e vlerësuan veprën publicistike të Rexhep Qosjes me motivacionin: “përmes analizave të tij të mprehta dhe studimeve të thelluara mbi gjuhën shqipe, akademiku Rexhep Qosja ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e mendimit kritik dhe në forcimin e vetëdijes kombëtare”.

Akademiku Rexhep Qosja fituesi i Çmimit "Lumo Skëndo"

Akademiku i madh shqiptar nuk mundi të jetë fizikisht pjesë e ceremonisë, ndërsa çmimin e mori botuesi, zoti Fatmir Toçi.

"Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu për të përfaqësuar akademikun, profesorin Rexhep Qosja, autorin tonë më të dashur të shtëpisë botuese prej 30 vitesh, të cilit i kemi botuar mbi 50 vepra deri më sot, pikërisht në një moment delikat të historisë së Shqipërisë drejt integritetit, drejt integrimit evropian dhe kur kemi probleme që të gjithë i dimë në rajon e që janë drejt rrugës së tyre të zgjidhjes”, thotë Fatmir Toçi, drejtues i shtëpisë botuese Toena"./L.F-dritare.net